“Detyrim paraqitje” për Berishën, çfarë po ndodh në PD, demokratët shkojnë në selinë blu
- 21 October, 2023
Zhvillime të rëndësishme janë njoftuar pasditen e së shtunës.
GJKKO lëshoi sot masën ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërkohë që dhëndri i tij përfundoi pas hekurave. Ata akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Teksa Berisha pritet të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga selia blu, në PD kanë shkuar shumë eksponentë të kësaj force politike. Mes tyre është deputeti Flamur Noka, Indrit Hoxha dhe Luciano Boci, por edhe shumë mbështetës të tjerë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ