“Detyrim paraqitje”/ Berisha, sot në SPAK, ‘mobilizon’ militantët në protestë
Ish-kryeministriSali Berisha do të paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje si I pandehur për aferën ‘Partizani’.
Kreu I PD do të paraqitet në orënn10:00. Ashtu si herën e kaluar edhe kësaj radhe priten të mblidhen militantët para prokurorisë SPAK.
Në njoftimin e mëposhtëm, PD e cilëson SPAK si “vegël” në duart e kryeministrit Edi Rama “për të përndjekur” kundërshtarët politik.
“Të dashur miq. Ditën e hënë është data e radhës e përcaktuar për tu paraqitur kryetari i PD-së Prof.Dr. Sali Berisha në SKAP. Ndaj në ora 9:30 përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politik. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e shpërndarë me strukturat e PD.
Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.