Detajt/ Plagosje me thikë në Durrës, i dehuri goditet jashtë një lokali
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (17 maj) në lagjen nr.16 të Durrësit, ku një person është plagosur me thikë jashtë një lokali.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, viktima ishte në gjendje të dehur dhe ishte nxjerrë jashtë lokalit nga pronarja për shkak të sjelljes së tij. Në momentin që u nxor jashtë, një person tjetër, që kishte ardhur nga ana tjetër e rrugës, e ka goditur me thikë, duke e lënë të plagosur rëndë.
Autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa i dëmtuari është transportuar drejt spitalit të Durrësit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.