DETAJET/ Shpërthimi me tritol në banesën e shqiptarit të kthyer nga SHBA, dyshimet çojnë te i biri

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me lëndë plasëse që ndodhi në një banesë në Tiranë, ku shënjestër dyshohet të ketë qenë Tonin Qafa. Ai kishte jetuar për vite me radhë në SHBA dhe ishte kthyer në Shqipëri tre muaj më parë.

Në të kaluarën, familja e tij është goditur nga një tragjedi, pasi në vitin 2009 ai humbi vëllain e tij, i cili u vra. Sipas burimeve, hetimet e policisë janë përqendruar te djali i Tonin Qafës, i cili jeton jashtë vendit.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me konflikte të tij, të cilat mund të kenë çuar në këtë sulm. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.