Një krim i rëndë në familje ka tronditur qytetin e Selanikut, ku një 53-vjeçar shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas u vetëhodh nga ballkoni i katit të dytë. Pas disa orësh në gjendje të rëndë, ai ndërroi jetë në spitalin Papanikolaou.
Sipas mediave greke, viktima, një 44-vjeçare shqiptare, u godit disa herë me thikë nga bashkëshorti i saj, duke humbur jetën menjëherë si pasojë e plagëve të marra. Pasi kreu aktin makabër, autori u hodh nga ballkoni, duke pësuar dëmtime të rënda që i shkaktuan vdekjen disa orë më vonë.
Ende nuk dihen motivet që çuan në këtë tragjedi familjare. Sipas informacioneve, çifti shqiptar kishte dy vajza, njëra 16 dhe tjetra 21 vjeçe.
Ndërkohë, mediat greke kanë publikuar pamjet nga banesa ku ndodhi krimi, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.