DETAJET/ Kush janë tre vëllezërit që zotëronin Bllokun, siguronin drogë dhe armë

Paraditen e sotme u goditën nga policia e Tiranës disa grupe kriminale që shitnin doza të drogave të forta në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut.

Ndërkohë burime për Replikë.al bëjnë me dije se lënda narkotike shpërndahej kryesisht në zonën e Bllokut në lokale të cilat frekuentoheshin nga persona ViP, ndërsa në pranga kanë rënë edhe punonjës lokakesh, kryesisht kamarjer, banakjer dhe menaxher.

Ndërkaq mësohet se droga shpërndahej kryesisht në lokalet e natës në bllok por edhe në zona të tjera të Tiranës.

Durim dhe Artur Gurzi, vëllezër kanë qenë koka e këtij grupi pasi së bashku me vëllain e tretë të shpallur në kërkim siguronin kokainën dhe ndanin rolet e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal.

Nga operacioni policor janë sekuestruar 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.