Detajet dhe fotot/ Anglezët i bashkohen luftës kundër korrupsionit brenda policinë shqiptare
Qeveria angleze ofron ndihmën e saj për të luftuar korrupsionin në radhët e policisë së shtetit.
Ata do të mbështesin Policinë e Shtetit për reformimin e policisë dhe ngritjen e integritetit në atë që ministri brendshëm Taulant Balla e quan vetëpastrim nga radhët e uniformave blu.
Ekipi i IPAS përbëhet nga tre ish-oficerë policie me përvojë në Mbretërinë e Bashkuar, të mbështetur nga një ekip shqiptar dhe Ambasada britanike në Tiranë.
Në të njëjtën kohë Top Channel mëson se ata do të shërbejnë edhe si këshilltarë të ministrit Taulant Balla për çështje të tjera që lidhen me luftën e krimit të organizuar.
Prej krijimit të saj në vitin 2013 agjencia kombëtare britanike kundra krimit të organizuar National Crime Agency ka sjellë në Shqipëri gjashtë oficerë të cilët bashkëpunojnë me policinë shqiptare për llogari të hetimeve të tyre dhe atyre të përbashkëta me policinë shqiptare.
