DETAJET/ BKH mësyn në bashkinë e Pukës, si u ndalua Ndue Suma teksa shkonte në Durrës
- 26 May, 2025
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar aparatin celular të nënkryetarit të Bashkisë Pukë, Ndue Suma.
Ky veprim vjen në kuadër të një hetimi të nisur për krime zgjedhore dhe korrupsion të mundshëm në zgjedhjet e 11 majit.
Operacioni u realizua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët ndaluan Sumën ndërsa ky i fundit po udhëtonte me makinë pranë zonës së Durrësit.
Sekuestrimi i celularit të tij, së bashku me tre aparate të tjerë, është kryer me vendim gjykate.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ