Detaje të reja nga operacioni ku u arrestua ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, me 3 akuza të rënda.
Bashkë me të është arrestuar edhe Ahmet Masha, emër i njohur për Policinë dhe Drejtësinë. Masha ka qenë i arrestuar në vitin 2013 për kontrabandë nafte, bashke me një grup prej 8 personash.
Gjithashtu rezulton se Masha është njëkohësisht edhe kunati i vëllait të ish-deputetit Çyrbja.
Ish-deputeti akuzohet për korrupsion zgjedhor, tregtim të sekreteve shtetërore dhe përkrahje e autorit të krimit.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ