Detajet/ Aksidenti tragjik ajror/ Tym i zi dhe më pas flakë gjigande, shikoni momentin kur avioni 67 persona në bord përplaset në tokë! Raportohet për 12 të mbijetuar

Një avion me 67 persona në bord, 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit, është rrëzuar në ditën e Krishtlindjeve, pranë qytetit Akhtau në Kazakistan.

Raportohet se 12 persona kanë arritur që t’i mbijetojnë aksidentit tragjik ajror.

Agjencitë ruse të lajmeve raportuan se avioni i përkiste linjës ajrore Azerbaijan Airlines dhe ishte nisur nga Baku në Grozny, Çeçeni, Rusi.

Por për shkak të mjegullës në Grozny fluturimi ishte devijuar. Ministria e Emergjencave të Kazakistanit raportoi se avioni që po udhëtonte nga Baku në Drozny u rrëzua pranë Aktaut.