Detajet/ 24 vjeçari drejtonte betonieren pa leje! Ja çfarë ndodhi mbrëmë në Vorë…
Ngjarja e rëndë me 4 viktima djem të rinj, nxjerr në pah dy problematika të mëdha. Së pari, mungesën e sinjalistikës rrugore, por edhe të sinjalistikës që përdoret nga shoferët në momente fikjeje të automjetit. Së dyti, lëvizjen pa leje përkatëse të drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë.
Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, drejtuesi i betonieres që u bë shkak i tragjedisë në Fushë Prezë, nuk ishte i pajisur me lejen e veçantë për drejtimin e këtij mjeti të rëndë. Ai është i pajisur vetëm me patentë të kategorisë B, pra patentë për të drejtuar automjet normal.
Ndërkohë, burime i thanë Replikë se betonierja ka qenë e ndaluar, dyshohet sepse i ka mbaruar nafta, në një rrugë pa ndriçim siç është aksi Vorë-Fushë Prezë. Pavarërisht se drejtuesi i mjetit deklaron të kundërtën
Makina tip “Benz” me 4 të rinjtë nuk ka mundur ta dallojë për shkak të errësirës, dhe për pasojë përplasja ka qenë e fortë, saqë ka shkaktuar plasjen e automjetit dhe djegien e trupave.
Kjo tragjedi duhet të shërbejë si alarm për qarkullimin rrugor, jo vetëm përsa i takon sinjalistikës, por mbi të gjitha, për moskonstatimin e 24 vjeçarit që lëvizte me një betoniere, pa leje drejtimi.