Detaje/ Zbulohet roli i efektivit në trafikun e drogës. Kishte lidhje me …
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e efektivit Ervis Shkurta nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Burime bëjnë me dije për Replikë se mbrëmjen e së enjtes Ervis Shkurta ishte afër vendit të ngjarjes dhe menjëherë ka njoftuar grupin tjetër kriminal që prisnin të merrni kokainën të largoheshin.
Prej kohësh ishte i lidhur me grupet kriminale që merreshin me trafikun e shitjen e lëndëve narkotike.Pas zbërthimit të celularëve të personave të arrestuar ka dalë emri i efektivit të Forcave Operacionale.
Mes të arrestuarve janë gjetur biseda me një person tjetër me emrin “Visi i Pazarit”.Sipas po të njëjtave burime “Visi i Pazarit” përmes një numri anglez komunikonte me personat që u arrestuan për mallin dhe shumat e lekëve.
Vijojnë kontrollet për gjetjen e celularit me numër anglez të Ervis Shkurtës.