DETAJE/ Vëllai vrau vëllanë dhe më pas veten, dyshohet se ….

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi në familje në zonën e Freskut, ku vëllai vrau vëllanë dhe më pas kreu vetëvrasje.

Dyshohet se një konflikt i mëparshëm që ka çuar në shkrepjen e armës.

Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi Vehap Faik Cam ka shkuar në banesën e vëllait, Lulëzim Faik Cami dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Në banesë nuk ka pasur persona të tjerë dhe viktima ka jetuar me qira. Mësohet se mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm. Sakaq po merren në pyetje familjarët e tyre për të kuptuar dinamikën e ngjarjes. Ndërkohë janë shoqëruar disa persona që kanë qenë dëshmitarë, janë sekuestruar disa kamera sigurie dhe arma e krimit.

Vijon…