Detaje tronditëse nga ngjarja në Tiranë/ 24-vjeçarja në TIranë prej pak ditësh, babai i dyshuar si autor mori dokumentet dhe u …

Detaje mbi ngjarjen që tronditi mesditën e sotme kryeqytetin në rrugën “Gjon Buzaka”.

Një 24-vjeçare u gjet e vrarë në banesën e marrë me qira pak ditë më parë. Sipas pronares së banesës, ajo kishte mbërritur në Tiranë më 19 shkurt së bashku me bababin e saj. Duke iu referuar asaj, ata flisnin gjuhë gjermane, por nga tiparet dyshohet se janë nga Lindja e Mesme.

Pronarja e banesës i ka kërkuar kartën ID, por fillimisht i kanë thënë që nuk i kemi.

Më pas pronarja ka ardhur sërish por nuk e kanë hapur derën. Pasi policia është futur, dhoma ka qënë e boshatisur. Dyshohet se bashkëshorti i saj i ka marrë të gjitha dokumentet edhe të viktimës. Policia ende nuk e di me saktësi se kur ka qënë dita kur shtetësja Gjermane është vrarë, por dyshimet e para flasin për një grindje mes tyre që ka çuar më pas në vrasjen e 24-vjeçares.

Për policinë ky është autori i dyshuar. Sipas të dhënave ende nuk dihet nga ishin me origjinë, por janë dëgjuar duke folur në gjuhën arabe dhe Gjermanisht.

Aktualisht babai i viktimës, është në kërkim nga policia, por dyshohet se është larguar nga Shqipëria. Sipas pronarëve të banesës, dyshja ka marë me qira ditore shtëpinë në datën 19 shkurt dhe se gruaja ka qënë e mbuluar.