Detaje tronditëse/ Jeta torturuese në shtëpinë e Jetnor Zhabolit, Policia e dinte atë që bënte me familjen. Kur i zgjonte natën…
Historia e burgut të krijuar nga Jetnor Zhaboli për gruan, nënën dhe dy fëmijët e tij, nuk është e panjohur për policinë.
Në dëshminë e re të gruas së Zhabolit, dalin në pah detaje të reja: Dhuna ishte e përsëritur. Veç “burgosjes në shtëpi” prej disa muajsh nën monitorimin e dhjetëra kamerave, 35-vjeçari ushtronte sulme fizike pa arsye.
Veprimet e Jetnorit arrinin në ekstremitet, duke terrorizuar familjen me sjellje të pakontrolluara. Netët ktheheshin në horror, pasi ai fikte energjinë elektrike dhe i zgjonte nga gjumi me drejtimin e elektrikut të dorës në fytyrat e tyre.
Mungesa e lirisë, presioni i pandërprerë nga Jetnor Zhaboli kishin çuar në mendjen e bashkëshortes së tij idenë për të kryer vetëvrasje.
Policia gjeti në banesë dy letra që gruaja u kishte shkruar familjarëve të saj ‘Po iki sepse kjo nuk është jetë”. Arresti i një dite më parë e shpëtoi nga tmerri brenda shtëpisë, teksa rasti po ndiqet nga shërbimet sociale.