Detaje tronditëse, ja arsyeja e vdekjes së vëllait të Unikkatilit

Pasditen e së dielës Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur Unikkatilit është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe substanca narkotike.

Nga kqyrja paraprake e trupit nuk ka lëndime, duke rritur dyshimet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga mbidoza.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Hetim mbi vdekjen & Armëmbajtje pa leje & Posedim i narkotikëve
Prishtinë 02.03.2025, 17:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, si dhe substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.