Detaje tronditëse! Dinamika e ngjarjes që mori jetën e katër të rinjve në Fushë-Prezë
Policia rrugore ka zbardhur dinamikën e aksidentit tragjik ku humbën jetën 4 te rinj.
Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë automjeti mercedez ku ndodheshin të rinjtë ka kryer parakalimin e 2 kamionëve që lëviznin në rrugën Vorë-Fushë Krujë dhe me pas kanë hyrë sërish në karrexhate kur dhe me pas janë përplasur me betonieren e ndaluar.
Referuar dëshmisë së shoferit 24 vjeçar ka deklaruar se sapo ka hyrë në rrugën kryesore I është fikur mjeti pas I kishte mbaruar nafta. Ka provuar ta ndezë dy herë dhe me pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë. Sipas tij ka harruar të ndezë bllokazhin e makinës.
Sipas grupit hetimor përplasja ka qenë e fortë dhe ka ardhur për dy arsye për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së fushe pamjes për shkak mjeti ka parakaluar dhe nuk e parë betonieren e ndaluar.
Sipas policisë në momentin e përplasjes mjeti ka qenë më shpejtesi rreth 170 km në orë ndërsa gjatë lëvizjes kur ka kryer dhe parakalimin mund te kete qenë më shpejtësi rreth 200 km në orë.