Detaje të reja, zbulohet shkaku i zjarrit në anijen me flamur panamez

Një anije me flamur panamez është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Radën e Portit të Durrësit.

Detaje të reja janë zbuluar mbi shkakun e rënies së flakëve.

Bëhet me dije se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Sipas informacioneve anija ndodhet në pronësi të shqiptarit Kledis Mari.

Zjarri fillimisht ka rënë në një depo në kiç të anijes. Aty mbanin materila si cima, një lavatriçe etj.

Menjëherë pas flakëve në anije ka shkuar rimorkiatori që ka pajisje për shuarjen e zjarrit.

Veç ekuipazhit kanë shkuar edhe disa zjarrfikës në anije.

Ndërkohë njoftohet se tashmë intensiteti i flakëve ka rënë dhe se është nën kontroll.