Detaje të reja nga pengmarrja në Lezhë, i rrëmbyeri punonjës i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, ku një 35-vjeçar, i identifikuar si Dodë Gjoka, punonjës sigurie në HEC-in e Kaçinarit, është rrëmbyer dhe dhunuar nga disa persona. Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, në parkimin e një lokali, ku, pas një konflikti fizik, tre shtetas e kanë marrë me forcë dhe e kanë dërguar me automjet në drejtim të paditur.

Disa minuta pas rrëmbimit, i riu është lënë i lirë në një zonë të largët, rreth 10 km nga vendi i pengmarrjes, dhe ka përfunduar në spital me dëmtime të rënda në kokë dhe trup. Ai ka marrë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacionit të policisë, autorët e dyshuar janë identifikuar si K. P., B. V., dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh. Ata janë shpallur në kërkim dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes. Pikat e kontrollit janë ngritur në akset kryesore të zonës, duke përfshirë ato drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit, për kapjen e autorëve.

Ky rrëmbim ndodhi disa ditë pas protestës së banorëve të Kaçinarit kundër ndërtimit të HEC-it në atë zonë, duke ngritur pyetje për lidhjen mes ngjarjes dhe kundërshtive lokale ndaj projektit. Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.