Detaje të reja nga krimi në Kosovë! Pronari i furrës së bukës vret punëtoren dhe më pas…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën, ku sipas burimeve nga mediat vendase, pronari i një furrë buke ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur afër Vushtrrisë dhe ka shkaktuar dy viktima.

Sipas informacioneve të para, një person ka qëlluar për vdekje gruan dhe më pas ka privuar veten nga jeta. Prokurori dhe policia kanë arritur në vendngjarje dhe janë duke kryer hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Zyrtarët e policisë konfirmuan se dy viktima janë identifikuar si rezultat i të shtënave me armë zjarri. Një ditë më parë, një tjetër vrasje tronditi qytetin e Vushtrrisë, ku një 19-vjeçar humbi jetën në një akt të ngjashëm. Hetimet janë në vazhdim.