Detaje të reja nga ekzekutimi i Ermir Dedjas/ Autorët përdorën mjet me targa të vjedhura
Të tjera detaje jane zbardhur nga atentati mafioz në Durrës, ku 29-vjeçari Ermir Dedja u ekzekutua me breshëri kallashnikovi.
Pak orë më parë policia ka gjetur një automjet të djegur që dyshohet se u përdor nga autorët e krimit. Ndërsa sipas hetuesve targat e makinës së autorëve te dyshuar rezultojnë se janë vjedhur në Tiranë disa kohë më parë.
Ndërkohë që automjeti ende nuk është verifikuar shasia për shkak te djegies, po punohet.
Ndërsa për sa i përket viktimës ai kishte edhe dy dënime te tjera të marra së fundmi.
-2023 u dënua me 7 muaj burg për kundërshtim të punonjësit të policisë.
-2021, për largim nga vendi i aksidentit.