Detaje të reja/ I doli gjurma e ADN-së në makinën me 3 kallashë, kërkohet ndryshimi i masës së sigurisë për Arsen Preçin


Mësohet se sipas burimeve të prokurorisë, pozita juridike e këtij personi ndryshon, pasi gjatë hetimeve, prokuroria ka konstatuar në makinë dhe disa bishta cigareje ku ishin lënë gjurmë biologjike të Arsen Prençit.

Nisur nga provat shkencore,prokurorët kanë kërkuar të ndryshojnë masën e sigurisë për Preçin.

Daily Mail artikull për jetën luksoze të kriminelëve shqiptarë në Britani: Modele, makina, shtëpi 600 mijë paund e Rolex.Ky i fundit u ndalua së bashku me Arben Spahiun, kunatin e Erjon Alibej, pasi rezultuan se kishin siguruar tre armë automatike, dy bidona benzine dhe një pistoletë, të futur brenda një automjet tip “BMWX6”, e cila ishte vjedhur në 6 shkurt në qytetin e Shkodrës.Ndërsa për Arsen Preçin, gjykata caktoi në muajin Shkurt 2023 masën e sigurisë arrest në “burg me afat” 60 ditor.

Por tashmë kjo masë do rrëzohet, pasi gjatë fazës së hetimit kanë dalë prova të tjera, që vërtetojnë implikimin e Arsen Preçin, me arsenalin e armëve të zbuluar nga policia e Elbasanit.

Arben Spahiu dhe Arsen Preçi, akuzohen nga prokuroria për “Sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit” dhe “Falsifikim të dokumentave”, pasi në makinë mes armëve u gjend dhe një patentë e falsifikuar greke në emër të Arben Spahiut.