Jetnor Zhaboli ushtronte prej vitesh dhunë fizike dhe terror ndaj nënës, gruas dhe vajzës së mitur por gruaja nuk kishte bërë denoncim.
Edhe pse nuk kishte një denoncim, efektivët e Komisariatit nr. 1 trokitën në derë, por dera ishte e kyçur. Më pas kanë gjetur 35-vjeçarin, i cili më pas i ka futur brenda në banesë. Bashkëshortja e tij nuk ka thënë asnjë fjalë para hetuesve.
Ka qenë nëna e tij, Hume Zhaboli e cila ka treguar se i mbante të kyçur dhe ushtronte dhunë mbi të treja. Bashkëshotja e tij për shkak të situatës nuk është në gjendje të mirë psikologjike. Në banesë janë gjetur letra të shumta lamtumire për shkak të tentativës për vetëvrasje.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ