Detaje/ Si humbi jetën 38-vjeçari në Kurbin, kishte nisur punën tre ditë më parë

Detaje të reja kanë dalë nga vdekja tragjike e 38-vjeçarit në Kurbin, ku shtetasi Petrit Prenga nga Sanxhaku i Laçit, humbi jetën aksidentalisht gjatë riparimit të një mjeti pune në një gurore.

Burime bëjnë me dije se 38-vjeçari kishte nisur punën tre ditë më parë në një gurore pranë lumit Droje, mbi kodrat e Mamurrasit.
Frantoja ku ai punonte i ka marrë jetën të riut.

Ndërkaq ekspertët e policisë se Kurbinit po punojnë për sqarimin e kësaj ngjarje të rëndë.