Detaje/ Si e plagosi 22-vjeçari shqiptar oficerin e policisë në Greqi, i bëri ….
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 22-vjeçar shqiptar ka goditur me thikë një oficer policie. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në Halkidiki, teksa i riu i kishte ngritur pritë poshtë shtëpisë dhe kjo nuk ishte hera e parë që ndodhte.
Një banor që nxitoi në vendngjarje menjëherë pas sulmit tha se 22-vjeçari kishte ngritur vazhdimisht pritë, të paktën 2-3 herë mbi oficerin 49-vjeçar të policisë, i cili priste jashtë shtëpisë së tij, e cila ndodhet në të njëjtën ndërtesë me biznesin e zdrukthëtarisë që ai drejton me vëllain e tij.
Sipas burimeve, 22-vjeçari është i përfshirë në trafikun e drogës, por nuk ka pasur asgjë të përbashkët mes tij dhe oficerit.Në fakt, ai e kishte pritur poshtë shtëpisë së tij në të kaluarën, 2-3 herë. Dje ai nxori një thikë, duke e goditur.
Mediat vendase bëjnë me dije se gjithçka ndodhi jashtë shtëpisë së tij, ku jeton me familjen e tij. Oficeri është një njeri familjar model me dy fëmijë, banor i përhershëm i Halkidikisë prej vitesh.”
Ai është transportuar menjëherë në Spitalin e Poligjiros. Ndërsa 22-vjeçari shqiptar është arrestuar dhe ndaj ti rëndojnë akuzat ‘plagosje të rëndë’ dhe ‘shkelje të ligjit për armët’.