Detaje/ Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë, dyshohet se ….

Një sasi lënde plasëse është vënë në portën e një banese në fshatin Arrameras të Fushë Krujës, mbrëmjen e së shtunës.

Tritoli ka shpërthyer ambientet e jashtme të shtëpisë së Alfred Kurtit.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme)”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.