Detaje prekëse/ “Babi ka vrarë mamin”, vajza e çiftit shqiptar në Athinë gjen nënën e vdekur në rrugë! Duke qarë merr vëllanë në telefon…
Vajza e vogël e 40-vjeçarjes shqiptare Enkelejda Danaj, e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Athinë ka vrapuar në vendin e ngjarjes duke bërtitur: “Ndoshta është nëna ime.”
Një dëshmitare, e shokuar tregon se si vajza e vogël erdhi e tronditur , duke qarë dhe duke folur në telefon. “Një vajzë e vogël erdhi këtu në vendin e ngjarjes, dhe tha ‘ndoshta është nëna ime’ ndërsa ajo po qante dhe qante,” thotë ajo.
“Ajo i tregoi një foto Policisë dhe ata e identifikuan si nënën e saj. Vajza tha se mamaja e saj nuk shkoi në punë sot dhe pasi ia tregoi fotografinë policisë, ajo u tha se babai i saj e kishte vrarë. Ajo fliste në telefon dhe thoshte ‘më kanë vrarë mamin, kanë vrarë. mamaja ime, ajo ishte shumë e tronditur”,tregon ajo.