‘Tempulli’/ Operacion antidrogë në gjithë vendin, shkatërrohen disa grupe të shpërndarjes së drogës

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me megaoperacionin e Policisë së Shtetit të shtrirë në shkallë kombëtare, kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Nga 82 urdhërat e lëshuara vetëm 65 prej tyre janë ekzekutuar, mes tyre spikat dhe një çift 44-vjeçaresh rtë cilët drejtoni një nmga grupet më të mëdha shpërndarëse në Tiranë.

Tirana ka qenë epiqendra e operacionit me numrin më të madh të të arrestuarve. Sakaq, në këtë operacion janë goditur disa grupe të shpërndarjes së drogës.

 

 

Prej disa muajsh ata po mbaheshin nën vëzhgim dhe janë dokumentuar me prova ligjore përfshirja e të arrestuarave në trafikimin e drogës.