Detaje/ Polici 28-vjeçar u qëllua për vdekje teksa po merrte shërbimin. Autori u largua me makinë blu
- 13 May, 2024
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit ku mbeti i vrarë një efektiv policie vetëm 28 vjeç. Ngjarja ndodhi në fshatin Baltëz të Fierit.
Viktima është Novruz Cenalia, punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, i cili shkonte për të marrë shërbimin. Ai ishte i veshur me uniformën e policisë.
Vrasja ka ndodhur sot në mesditë pranë spitalit ‘Memorial’ në Fier. Burimet bëjnë me dije se autori, i identifikuar Asllan (Azgan) Mernica u largua me një makinë blu.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ