DETAJE/ Një shqiptar humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën, si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

Një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në Frosinone. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 në kulmin e një debati të ndodhur në lokalin Shake në qendrën Via Aldo Moro.

Nga të shtënat mbeti i vrarë një shqiptar, ndërsa tre shqiptarë të tjerë u plagosën.

Sipas medieve italiane, të plagosurit nuk janë të rëndë, njëri ndodhet i shtruar në Romë, ndërsa dy të tjerët janë transportuar në spitalin Spaziani në Frosinone.

Çfarë ndodhi

Nga një rikonstruksion fillestar duket se një grup klientësh me origjinë shqiptare ishin ulur në lokal kur u janë afruar disa persona me origjinë marokene.

Njëri ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar në drejtim të grupit, duke goditur katër persona.

Dy sulmuesit kanë ikur në këmbë. Vendi ishte plot me klientë në momentin që ndodhi ngjarja.

Sakaq, policia ka gjetur një mjet të braktisur që dyshohet se i përket autorëve dhe po kontrollon se kujt i përket dhe nëse ishte marrë me qira.