Detaje nga zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, disa persona përfundojnë në spital, zjarrfikësit në luftë me flakët

E rëndë paraqitet situata në qendrën tregtare në Lushnjë, pas flakëve që kanë përfshirë godinën disa katëshe, ku në katet e sipërme ndodhen banesa.

Gjithashtu raportohet se disa persona janë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq në vendngjarje ndodhen dhjetëra ambulanca dhe zjarrfikëse, ndërsa është bërë evakuimi i qendrës tregtare dhe po vihen me largimin e personave të tjerë.