Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Durrës, policia në kërkim të autorit: Si ndodhi krimi në Durrës

40-vjeçari Halil Koka ka humbur jetën mesditën e sotme pasi u plagos me mjet prerës (thikë) nga shtetasi Ilir Koçilja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës. Mësohet se viktima humbi jetën gjatë transportimit për në spital, ndërkaq në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Policia që kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërkohë po vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e autorit.

 

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.