Detaje nga shpërthimi me tritol në Theth/ Paplekaj: Kam marrë porosi nga burgu

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i tritolit mëngjesin e sotëm në  një market në Theth. Burime për Replikë bëjnë me dije se në momentin e parë kur Frederik  Paplekaj është arrestuar si autor i dyshuar i  vendosjes së lëndës plasëse në market, mësohet se ka deklaruar në polici, se e kishte marrë porosi nga burgu për ta vendosur lëndën plasëse.

“Kam marr porosi nga burgu për të vendosur lëndën plasëse”, tha Paplekaj.

Ndërsa më tej nuk ka dhënë shpjegime në lidhje me arsyet e vendosjes së lëndës plasëse në biznesin në pronësi të familjes Berishta.