Detaje nga shpërthimi në Vlorë/ Biznesit të tij iu vendos tritol, pronari: Nuk kam asnjë konflikt
- 25 June, 2025
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin me tritol në një biznes në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme zonën e njohur si “Transballkanikja”.
Ndërkohë pronari i biznesit Vasilaq Bezhani ka reaguar në lidhje me ngjarjen, ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt, dhe nuk ka asnjë ide se përse tritoli iu vu servisit të tij.
Ndërkaq policia ka nisur hetimet si dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, nga ku shihet një person që afrohet pranë servisit.
Gjithashtu blutë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ