Detaje nga shpërthimi në Shkodër/ Pronari i automjetit: Nuk e di kush mund të jenë autorët!
Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen Partizani. Sipas policisë lëndë plasëse ishte vendosur tek goma e parë e automjetit në pronësi të shtetasit Alban Bushati i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë ide se kush mund të jenë autorët e ngjarjes, pasi vetë ka një vetëm një biznes ku shet fruta-perime. Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në automjetin e shtetasit A. B., 37 vjeç, i parkuar në rrugën “Martin Camaj”, është vendosur dyshohet lëndë plasëse tek goma e parë e automjetit, i cili është dëmtuar pjesërisht.
lëndë plasëse tek goma e parë e automjetit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.