Detaje nga prostitucioni homoseksual në Tiranë, i zbuloi klienti italian! Si ra policia në gjurmët e këtij rrjeti

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me bazën e prostitucionit homoseksual që u zbulua në Tiranë.

Mësohet se dy të huajt, 19 dhe 31 vjeç me qëndrim të përkohshëm në Tiranë (jetonin në shtëpi me qera)  që u arrestuan për prostitucion homoseksual shëtisnin në shtete të ndryshme të botës, duke kontaktuar klientë të ndryshëm.

Së fundmi kishin zgjedhur edhe Shqipërinë.

Një klient i tyre italian i kishte denoncuar në polici pasi ata e detyruan të kryej marrëdhënie seksuale pa mbrojte, çfarë ka çuar në ndërhyrje të policisë dhe në zbulimin e rrjetit të prostitucionit. Në celular atyre u janë gjetur rreth 60 numra shqiptarësh, klientë të mundshëm.