Detaje nga plagosja në Tiranë/ Autori i zuri pritë 31-vjeçarit dhe …

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja që ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se Korado Teodori, ka ruajtur për disa minuta Sandrino Bacin ne banesë sapo ky i fundit ka dalë e ka ndjekur deri te rruga aty ku dhe debati ka nisur me tone të ashpra pasi i plagosuri ka mohuar që të ketë ngacmuar bashkëshorten e Korado Teodorit por pas disa minutash ai e ka qëlluar me armë në pulpën e këmbës 2 herë dhe më pas është larguar.

I plagosuri 31 vjeç ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori është në kërkim, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.