“Ka plagë në kokë”/ Detaje nga plagosja në Sarandë, Policia: U qëllua me …

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e shtetasit Adil Veli, 56 vjeç në Sarandë.

Sipas policisë mësohet se 56- vjeçari ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete,ndërsa është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq sipas bluzave të bardha Veli, ka vetëm dy plagë në kokë të krijuara me qytën e pistoletës.
Është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi Adil Veli, 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.