Detaje nga plagosja në Korçë/ Autori njohje në burg e Kostandin Ziut, shoqërohej nga një femër! 26-vjeçari rëndë drejt Tiranës
Detaje të reja nga plagosja e 26 vjecarit në Korçë. Mësohet se është nga qyteti i Beratit dhe prej disa kohësh qëndronte në shoqërinë e autorit të dyshuar të plagosjes.
Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur në një lokal në një lagje periferike të qytetit të Korçës ku i plagosuri dhe autori i dyshuar kanë qenë në shoqërinë e një femre.
Pas plagosjes, kanë qenë këta dy të fundit ata që e kanë dërguar 26 vjeçarin Kostandin Ziu në spital dhe më pas janë larguar duke braktisur e mjetin e tyre, i cili është sekuestruar tashmë nga policia.
Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri Kostandin Ziu vetëm para pak kohësh është liruar nga burgu i Peqinit ndërkohë që autori i dyshuar mendohet të ketë krijuar miqësi me Ziun në momentin kur kanë qenë duke vajtur dënimin në burgun e Drenovës.
Forca të shumta të policisë kriminale janë duke krehur lagjen e autorit të dyshuar madje kanë bërë kontroll e ne banesën e tij ndërkohë që forca të policisë së rendit e qarkullimit rrugor kanë ngritur postblloqe në hyrje daljet e qytetit të Korçës.