Detaje nga plagosja me armë në Shkodër, shpallet në kërkim biznesmeni me precedentë penalë! U arrestua në 2013-ën për ….
Një plagosje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e vona të natës.
49 –vjeçari Paulin Fusha, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar ndaj të riut Jozef Çeka.
Fusha ishte biznesmen në Shkodër ndërsa është shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Shkodër.
Pas plagosjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe forcat e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Ndërkaq Paulin Fusha nuk është emër i panjor për policinë. Ai rezulton me precedentë penalë edhe në të kaluarën, pasi është arrestuar në vitin 2013 gjatë një operacioni antidrogë.