Detaje nga plagosja e tre kushërinjve në Thumanë/ Qëlluan njëri-tjetrin me armë për pronën, polici: Qëllova për …

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë mbrëmjen e së djeshme në Thumanë ku mbetën të plagosur tre persona. Një konflikt mes kushërinjve për një sipërfaqe tokë agravoi deri në përdorimin e kallashnikovit dhe armës së shërbimit të policit, Sahit Sela, i cili është edhe një nga të plagosurit, së bashku me Ardian dhe Fatos Selën.

Fillimisht tre kushërinjtë ishin takuar dje në mëngjes, ku ishin konfliktuar me fjalë dhe me sende të forta. Më pas takimi u përsërit dje në mbrëmje, por këtë herë u përdorën armët.

Punonjësi i policisë Sahit Sela pretendon se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi kanë qenë kusherinjtë e tij ata që kanë qëlluar të parët.

Sahiti u transportua drejt Spitalit të Traumës ditën e djeshme në Tiranë, së bashku me Ardianin, ndërsa Faos Sela u dërgua në spitalin e Laçit.