Detaje nga plagosja 15-vjeçarit në Korçë/ Sherri nisi në rrjetet sociale

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen e 15-vjeçarit në Korçë. Konflikt mes adoleshentëve ndodhi në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku ka degraduar deri në përdorimin e thikave.

Burime bëjnë me dije për Replikë se 14-vjeçari ka goditur me mjet prerës thikë një 15 vjeçar, duke e lënë të plagosur në pjesën e krahut e të barkut ndërsa i plagosuri po merr mjekim më të specializuar në spitalin rajonal të Korçës.

Pas konfliktit, autori është kthyer në shtëpi dhe ka fshehur thikën, e cila është gjetur nga policia e Maliqit

Gjithashtu bëhet me dije se autori është shprehur para forcave blu se është zënë edhe herë të tjera me 15 vjeçarin, për shkak të një sherri në rrjetet sociale policisë adoleshentët mësohet se janë zënë për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin mes njëri tjetrit.