Detaje nga ngjarja në Astir/ Policia: E reja mbyllet në banesë dhe nuk hap derën: Jam dhunuar nga…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në një banesë në katin e 8-të të një pallati në Astir, ku një grua ka kërkuar ndihmën e autoriteteve, duke pretenduar se është dhunuar nga disa persona.
Shtetasja S.Q. njoftoi policinë duke raportuar se ndodhej në një situatë të rrezikshme dhe kërkoi ndihmë. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, grupi hetimor dhe shërbimet zjarrfikëse për të ofruar ndihmë dhe për të hetuar rrethanat e ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasja S.Q. ka mbyllur derën e banesës dhe nuk pranon ta hapë, ndërsa shërbimet e policisë po negociojnë me të për të zgjidhur situatën.
Ende nuk ka detaje të tjera mbi rrethanat e incidentit apo personat e dyshuar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur ngjarjen. Policia është e angazhuar për të siguruar që qytetarja të marrë ndihmën e nevojshme dhe për të garantuar sigurinë e saj.