Detaje nga ngjarja e Balldrenit! Viktima fliste në telefon në makinë, çfarë i rrëfeu shokut të ngushtë?

Dyshimet mbi vetëvrasjen e Romario Brungës janë shtuar pas hetimeve nga policia e Lezhës.

Nga hetimet ka rezultuar se personi i fundit që ka komunikuar 25 vjeçari ka qenë shoku i tij i ngushtë. Brunga e ka telefonuar shokun e tij të ngushtë duke iu shprehur ‘kam një hall shumë të madh’.

Më pas pasi ka mbyllur telefonin dhe pasi shoku i tij e ka marrë disa herë ai nuk e ka hapur telefonin.

Nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë kur ka dalë nga puna deri në vendin ky dyshohet se ka vrarë veten 25 vjeçari ka qenë gjithë kohës duke folur në telefon.

Të gjithë këto detaje kanë përforcuar dyshimet e policisë së Lezhës se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.