Detaje të reja nga hetimet për sulmin me armë drejt Top Channel
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi ndajë Top Channel ku humbi jetën roja Pal Kola.Sëfundmi ekspertiza ka zbuluar profilet e ADN-së të tre personave dhe në një pjesë të makinës është gjetur një shenjë e plotë e një gishti.
Bazuar në provat që zotëron grupi hetimor, i cili ka tre profile të sakta ADN-je si dhe në një nga gëzhojat edhe në një pjese të makinës është gjetur një shenjë e plotë gishti. Po pritet përgjigja e dytë nga Europoli. Mësohet se deri më tani nga Europoli ka ardhur përgjigje vetem që u morë kërkesa dhe po përpunohet për të parë nëse ka përputhje në vepra kriminale në të gjithë Europën.
Po ashtu kanë dalë analizat e ADN-s dhe pritet që të bëhet krahasimi me personat e dyshuar me metoda speciale të krahasimit. Janë nisur disa letërporosi në drejtim edhe të disa vendeve të tjera jashtë Europës.
Motivacioni është kërkesë përputhshmëri të shenjave të gishtërinjëve të dy personave nëse i kanë të skeduar dhe për çfarë janë të skeduar.