Detaje nga divorci/ Gjykata nuk pranon kërkesën e Xhensilës për t’u ndarë nga Besi


Ndarja e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, dikur një nga çiftet më simpatike të shoëbizit shqiptar, ka qenë së fundmi kryefjalë në media. Përflitet se gjërat janë bërë më serioze dhe ish-çifti kanë nisur procesin e divorcit.

Herë pas here në media po qarkullojnë teori të ndryshme mbi të vërtetën e kësaj historie.
Një nga lajmet që bëri shumë zhurmë në rrjet ishte se divorci i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt është një histori e stisur, si skemë për të shpëtuar miliona eurot pasuri me burim të dyshimtë.

Megjithatë, së fundmi thuhet se Xhensila ka hasur disa probleme në ndarjen nga aktori. Kjo pasi Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e këngëtares për t’u divorcuar nga Kallaku, duke kthyer aktet për plotësim.

Nga veprimet paraprake, thuhet se gjykata konstatoi se kërkesëpadia nuk është e nënshkruar nga paditësja Xhensila Myrtezaj, por nga avokatja e saj Donata Lepenica, e cila sipas gjykatës nuk ka tagër të nënshkruajë atë.

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *