Detaje nga atentati në Lezhë, si u plagos 54-vjeçari! Nga të shtënat u rrezikuan dhe nxënësit e shkollës
Në atentat dyshohet se janë përfshirë 4 persona, 3 kanë qenë në tokë ndërsa një i katërt në makinë dhe pasi është qëlluar me breshëri automatiku nga njëri prej tyre janë larguar menjeherë me automjet. Autorët e kanë pritur përballë shkollës sapo ka ulur fëmijet dhe është qëlluar sapo makina ka tentuar të niset. Ngjarja ka krijuar frikë dhe panik edhe të nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare ‘Marash Gjoni’ në Rrilë, pasi nga të shtënat janë rrezikuar edhe nxënësit.
Sipas te dhënave të para, autorët kanë qenë të maskuar. Nuk dihen ende rrethanat, por po hetohet në lidhje me konflikte të mundshme të kohëve të fundit.