Detaje nga arrestimi i efektivit të policisë së Durrësit: I biri qëlloi me armë drejt 29 vjeçarit
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Kavajë ku efektivi i policisë Kastriot Gjongecaj dhe djali i tij Denis Gjengecaj qëlluan me armë zjarri ndaj të riut Kiti Kazazi.
Denis Gjongecaj i cili është shpallur në kërkim, në 7 shkurt është konfliktuar me 29 vjeçarin për një parakalim të gabuar. Të nesërmen 24 vjeçari shkoi së bashku me të atin Kastriot Gjongecaj (nënkomisar i policisë në Durrës) për të sqaruar problemin.
Por konflikti ka përshkallëzuar dhe djali i efektivit ka qëlluar me pistoletën që e mbante pa leje në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte Kiti Kazazi.