DETAJE/ Mbajti peng fëmijët, 40-vjeçari nën efektin e drogës! Gruaja me urdhër mbrojtje, iku dje në Itali
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbante peng dy fëmijët në apartament dhe qëllonte me ajër.
Burime bëjnë me dije se 40-vjeçari ka qenë nën efektin e drogës, pasi në banesë janë gjetur shenja që tregojnë se ai kishte konsumuar lëndë narkotike.
Sipas të njëjtave burime, ai ka pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit është e pajisur me urdhër mbrojtje.
Pasi gruaja ka ikur në Itali, ai ka marrë fëmijët nga Lezha dhe janë vendosur në Durrës për pushime, në një apartament me qira.