DETAJE/ Kush e detyroi të vetëvritej nënën e katër fëmijëve në Durrës? Pista e re: Gruaja dyshohet se dhunohej, burri sapo ishte…
41 vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, dyshohet se i dha fund jetës katër ditë më parë duke pirë fostoksinë.
Ajo jetonte në fshatin Vadardhë të Sukthit me familjen dhe sipas raportimeve të para, ishte në gjendje të rënduar emocionale pas disa llogarive false me fotot e saj që ishin hapur në Tik Tok.
41 vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital nga bashkëshorti i saj, i cili ka qenë i vetmi që e ka gjetur pa ndjenja në dhomën e gjumit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.
Pavarësisht raportimeve se shkak për vetëvrasjen e Bedrie Lokës mund të jetë bërë bullizimi dhe postimet denigruese në rrjetet sociale, Policia e Durrësit po heton dhe një pistë të re. Dyshimet janë se gruaja dhunohej nga bashkëshorti dhe familja.